Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për Irakun


Dhoma e Përfaqësuesve miratoi mbrëmë vonë një projektligj për fonde emergjente për Irakun, i cili, për herë të parë, do t’i kërkonte Presidentit Bush fillimin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, duke filluar nga 1 tetori.

Ligjvënsit votuan 218 pro dhe 208 kundër projektligjit, që përfshin edhe afatin e debatueshëm të tërheqjes së trupave. Sot, pritet që edhe Senati me shumicë demokrate ta miratojë ligjin. Presidenti Bush është zotuar se do t’i vinte veton çdo ligji që përfshin një afat për tërheqjen e trupave. Ai thotë se vendosja e një afati, sipas fjalëve të tij, do të ishte njëlloj sikur “t’i viheshin pranga gjeneralëve në Irak” dhe do t’i inkurajonte armiqtë.

Projektligji kërkon 124 miliardë dollarë për operacionet ushtarake, por cakton synimin e padiskutueshëm të largimit të shumicës së trupave amerikane nga Iraku deri në prillin e vitit të ardhshëm. Projektligji po ashtu i cakton disa objektiva për të plotësuar për të arritur qeverisë irakiane, që të tregojnë përparimin në sigurinë e vendit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pellosi tha se votimi për projektiligjin, për herë të parë do ta bëjë Presidentin të pergjegjshëm për luftën në Irak. //lk

XS
SM
MD
LG