Lidhje

Petreas: Forcat elitë të Iranit kanë ndihmur rrjetin sekret terrorist al-Qazhali në Irak


Komandanti i lartë i forcave amerikane në Irak, gjenerali David Petreas, tha se nuk ka asnjë dyshim se forcat elitë të Iranit ndihmuan një rrjet sekret terrorist në Irak. Gjenerali Petreas u tha sot gazetarëve në Pentagon se rrjeti terrorist, al-Qazhali mori fonde, stërvitje në tokën iraniane, municione e teknologji të avanucar, këshilla dhe udhëzime.

Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova për angazhim të zyrtarëve të lartë iranianë. Ai tha se mes provave, që u konfiskuan nga rrejti al-Qazhaliishte një dokument për planifikimin dhe zbatimin e një operacioni rrëmbim-vrasjesh në Karbala. Pesë ushtarë amerikanë humbën jetën në atë sulm.

Në zhvillime të tjera, një vetëvrasës e përplasi makinën e tij në një pikë kontrolli në qytetin Kalis në provincën Dixhala në veri të Bagdatit duke vrarë 10 ushtarë. Disa orë më vonë shpërthimi i një autobombe vrau gjashtë vetë në jug të Bagdatit. Në Irakun verior, tre shpërthime me bomba pranë qytetit të Mosulit shkaktuan vdekjen e tre vetëve. //iç//

XS
SM
MD
LG