Lidhje

Qeveria suedeze hedh poshtë thirrjen për falje të ish presidentes së serbëve të Bosnjes


Qeveria suedeze hodhi poshtë një thirrje për falje e bërë nga ish presidentja serbe e Bosnjes, Biljana Pllavsiç, e burgosur në Suedi për krime kundër njerëzimit. Qeveria suedeze nuk dha shpjegime për vendimin e njoftuar sot.

Zonja Pllavsiç e paraqiti kërkesën e saj për falje vitin e kaluar, duke thënë se kushtet e burgut kishin përkeqësuar problement e saj shëndetsore.

76 vjeçarja Pllavsiç është e vetmja femër e dënuar nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte me seli në Hagë. Ajo po vuan një dënim me 11 vjet burg në Suedi pasi pranoi fajësinë në lidhje me vdekjen e mijëra njerzve gjatë fushatës serbe të pastrimit etnik në Bosnje-Hercegovinë. Ajo iu dorëzua autoriteteve të Kombeve të Bashkuar anë vitin 2001, megjithëse ka deklaruar se është vetëm pjesërisht përgjegjëse për krimet. //iç//

XS
SM
MD
LG