Lidhje

Verbeke: Delegacioni i OKB-së synon të mbledhë informacion dhe jo të marrë vendime për Kosovën


Kryetari i misionit faktmbledhës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ambasadori belg, Johan Verbeke, tha se delegacioni i tij po viziton rajonin për të mbledhur informacione dhe jo për të marrë vendime.

Ambasadori Verbeke u tha gazetarëve se misioni synon të informohet më së miri para se të marë një vendim të rëndësishëm. Ai i bëri këto komente sot në Beograd pasi u takua me zyrtarë të lartë serbë.

Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica i paraqiti delegacionit propozimin e qeverisë së tij për t’u dhënë shqiptarëve të Kosovës autonomi të mbikqyrur në vend të pavarësisë së mbikqyrur, siç thuhet në planin e OKB-së.

Misioni vazhdon nesër dhe pasnesër, ndërsa delegacioni takohet në Prishtinë me udhëehqësit shqiptarë dhe viziton zona të banuara nga pakica serbe.

Si Shtetet e Bashkuara edhe vendet e Bashkimit Evropian e mbështesin planin Ahtisari. Rusia këmbëngul se çdo hap i Kombeve të Bashkuara mbi Kosovën duhet të pranohet si nga Serbia edhe nga shqoptarët e Kosovës. Moska ka lënë të kuptohet se mund t’i vërë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit. //iç//

XS
SM
MD
LG