Lidhje

Akademia Ushtarake amerikane në Uest Point të Nju Jorkut


Pasi ha mëngjesin, dhe fillon rrjedhën e zakonshme të mësimeve në Akademinë Ushtarake West Point në mes të gjithë zhurmave dhe aktiviteteve në sallat e një institucioni akademik ku shumë nga kadetët janë duke bërë seminare matematike apo gramatike kadetin Tyler Quillico e gjen në klasë.

“Nuk është si ora e anglishtes apo fizikës, apo orët e tjera që na kërkohet të ndjekim në Akademi, ku duhet të studiosh mësimin, sepse të ndihmon të përmirësosh njohuritë. Kjo në fakt është një orë mësimi që lidhet me një situatë reale".

Tyler Quillico është student i Qendrës për Luftën kundër Terrorizmit, në Departamentin e Shkencave Shoqërore në West Point. Mund të thuash me gojën plot se këtu pena është më e fortë se shpata.

Kadetët diskutojnë dhunën sektare ndërmjet shiitëve dhe sunive në Irak, ku shumë prej tyre do të dërgohen për të shërbyer pasi të kryejnë studimet.

Kolonel Lejtnanti Joe Felter është drejtor i Qendrës, që funksionin me fonde private. A pohon se qendra u ngrit si rezultat i drejtpërdrejtë i sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Qendra për Luftën kundër Terrorizmit u hap në vitin 2003 për të përmbushur një boshllëk në botëkuptimin që kishte ushtria lidhur me armikun e saj global – terroristin pa shtetësi.

“Mendoj se shumë prej tyre presin që do të dërgohen në Irak apo Afganistan gjatë emërimit të parë në detyrë. Ata duhet të mësojnë se kundër kujt luftojnë. Atyre u nevojitet ky botëkuptim mbi kërcënimin që ekziston; u nevojitet menjëherë".

Tyler Quillico thotë se brezit të tij i duhet të mësojë të zhvillojë luftë ndryshe nga brezat e mëparshëm.

Kjo nënkupton se nevojiten mjete të tjera për të arritur fitore në fushën e betejës. Prandaj qendra për luftën kundër terrorizmit ka sjellë disa nga ekspertët më të mirë në këtë fushë: ish-analistin e CIA-s Jarret Brachman. Ai përgatit studentët e sotëm për betejat e ardhshme duke përdorur strategjitë e armikut:

“Unë dhe një koleg i imi shkruam një artikull me titull “Të vjedhës librin e rregullave të al-Kaidës.” Kemi gjetur informata të shumta strategjike që ishin botuar në internet".

Këto informata janë publike dhe mund të lexohen nga çdokush, por Brachman thotë se para luftës në Irak drejtuesit ushtarakë nuk po përpiqeshin t’i gjenin.

Në qendrën kundër terrorizmit çdo temë është e hapur për diskutim, dhe siç shprehen drejtuesit civilë dhe ushtarakë, diskutimet nuk kanë motivim politik:

“Ata na japin të dhënat si dhe disa ide të ndryshme. Për shembull në leksionin e fundit u ngritën pyetjet: A po fitojmë apo po humbasim? Por na e lënë ne në dorë të arrijmë në konkluzion. Nuk na shtyjnë drejt një përfundimi të caktuar".

Së paku jo në klasë. Por Quillico thotë se pasi të diplomohet në vitin 2008 ka shumë gjasa që të dërgohet në front, në një vend ku armiku që ai ka përpara dhe e cilëson terrorist, cilësohet nga dikush tjetër si luftëtar për liri. Në një vend ku armiku fsheh bomba në rrugë dhe qëllon nga baza të mbrojtura, dhe ku numri i viktimave vazhdon të rritet nga një luftë që ende nuk ka një datë të caktuar përfundimi. //ze//

XS
SM
MD
LG