Lidhje

Senati amerikan, si dhe Dhoma e Përfaqësuesve, voton për tërheqjen nga Iraku


Senati i Shteteve të Bashkuara votoi dje për caktimin e afatit për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. Një ditë më parë edhe Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projkt-ligj të ngjashëm për fondet e financimit të luftës. Presidenti Bush ka thënë se do t’i vërë veton ligjit.

Kjo ishte një ditë tjetër dhune në Irak. Një autobombë shpërtheu në afërsi të Universitetit të Bagdadit ku u vranë 6 vetë. Gjetkë nga një shpërthim vetvrasës humbën jetën 10 ushtarë irakianë. It was another day of violence in Iraq. Në Senatin amerikan, demokratët i kushtëzun fondet me afatin e tërheqjes së trupave, duke filluar në muajin tetor. Senatori Richard Durbin, demokrat nga Illinoi tha: “Sot ne i dhanë Presidentit shansin të ndryshojë kursin e luftës, një shans që më në fund të kërkojnë marrjen e përgjejgësive nga vetë irakianët, si dhe një shans për të nderuar burrat dhe gratë në uniformë duke i sjellë ata në Shtetet e Bashkuara” , tha zoti Durbin.

Projektligji parashikon një fond prej 95 miliardë dollarësh për financimin e luftës në Irak dhe Afganistan dhe cakton një objektiv jo të detyruar për tërheqjen e shumicës së trupave amerikane nga Irkau brenda një viti. Republikanët në Senat janë kundër një afati të tillë. Senatori Christopher Bond, republikan nga Missouri thotë: “Ky është një shembull i hidhur që tregon se sa të vendosur janë demokratët të sfidojnë Presidentin, si dhe trupat dhe sigurinë tonë në Irak”, tha senatori Bond.

Ndërkohë që zhvilloheshin debate në Senat, komandanti i trupave amerikane në Irak, gjenerali David Petraeus tha një konferencë shtypi në Pentagon. Ai tha se sulmet e papritura me autoboma janë shtuar, por numri i vrasjeve sektare ka rënë, gjë që do të kthehej mbrapsht, në qoftë se do të largoheshin trupat amerikane. “Mendoj se do të shikonim një rritje të dhunës sektare, në qoftë se do të pakësohej parania e forcave tona dhe atyre irakiane” , tha zoti Petraeus.

Në Senat, dy republikanë u bashkuan me demokratët, duke miratuar me 51 vota pro dhe 46 kundër për tërheqjen e trupave. Presidenti Bush ka thënë se do t’i vërë veton projektligjit kur t’i paraqitet për firmë javën e ardhëshme. //rd//

XS
SM
MD
LG