Lidhje

Ligjvënësit rusë bëjnë thirrje për prerjen e marrëdhënieve me Estoninë


Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë bëri thirrje për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Estoninë pasi autoritetet e këtij vendi balltik hoqën një përmendore sovjetike të luftës nga qendra e kryeqytetit Talin.

Autoritetet e Estonisë e hoqën gjatë natës statujën me emrin “Ushtari në bronz” pas protestave të dhunshme që lanë një të vdekur dhe 56 të plagosur, ndërkohë që policia ndaloi rreth 300 persona.

Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit Sergei Mironov e quajti heqjen e statujës fyerje për ushtarët sovjetikë. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha sot se Moska do të marrë masa serioze. Protesta kundër heqjes së statujës pati gjithashtu pranë ambasadës estoneze në Moskë.

Rusia dhe pakicat ruse në Estoni e shohin monumentin si nderim për rolin e Ushtrisë së Kuqe që çliroi vendin nga forcat naziste. Por shumë estonezë e konsiderojnë monumentin si një simbol të pushtimit sovjetik. //iç//

XS
SM
MD
LG