Lidhje

Irak: Shpërthim me autobombë pranë nje xhamie shiite në Qerbela


Zyrtarët në Irak, thonë se sulm me makinë bombë në qytetin jugor të Qerbelasë shkaktoi të paktën 55 të vrarë.

Një zyrtar e shëndetësisë tha se dhjetra të tjerë u palgosën në shpërthimin që ndodhi sonte pranë një objekti të shenjtë të myslimanëve shiitë.

Një bombë në të njëjtin rajon dy javë më parë shkaktoi mbi 40 të vrarë. Gjetkë në Irak, ushtria amerikane në Irak tha se një sulm vetëvrasës me bombë dje shkaktoi 15 të vrarë në provincën Al-Anbar. //rd//

XS
SM
MD
LG