Lidhje

Qeveria turke kritikon deklaratën e ushtrisë për zgjedhjet


Qeveria turke me bazë islamike kritikoi ashpër ushtrinë pasi ajo shprehu shqetësim rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.

Një zëdhënës i qeverisë e cilësoi deklaratën e ushtrisë si të papranueshme në një demokraci. Ai tha se ushtria është nën urdhërat e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.

Gjeneralët turq thanë dje se nuk duhet harruar se ushtria e Turqisë është një mbrojtëse e vendosur e sistemit laik të vendit. Ushtria turke e lëshoi dje këtë deklaratë pasi kandidati i partisë me bazë islamike, Adbdulah Gul nuk arriti të fitojë vota të mjaftueshme në Parlament për t’u zgjedhur president që në raundin e parë. Bashkimi Evropian i bëri sot thirrje ushtrisë truke që të mos ndërhyjë në çështje politike. //rd//

XS
SM
MD
LG