Lidhje

Vdiq ish kryeministri kroat, Ivica Raçan


Sot,(29/4/07) para agimit, vdiq në moshën 63 vjeçare, ish-kryeministri kroat Ivica Raçan. Një zenedhënëse tha se zoti Raçan vdiq nga kanceri në veshka, në një klinikë të Zagrebit. Gjatë viteve të tij në pushtet, nga viti 2000 deri në vitin 2003, zoti Raçan e reformoi Partinë Komuniste të vendit në një parti social-demokrate të stilit perëndimor, pasi Kroacia fitoi pavarësinë nga Beogradi në vitet ’90. Ai njihet për kontributin e tij në përmirësimin e imazhit të Kroacisë pas luftës, si dhe që i dha fund izolimit ndërkombëtar të vendit, pas sundimit autokratik të presidentit nacionalist, Franjo Tuxhman. /al/

XS
SM
MD
LG