Lidhje

Estonia do ta rivendosë përmendoren sovjetike në një shesh tjetër


Estonia thotë se ka përshpejtuar planet për rivendosjen e përmendores së luftës së periudhës sovjetike me qëllim që të parandalojë protestat e dhunëshme në kryeqytetin Talin. Zyrtarët estonë thonë se përmendorja e një ushtari sovjetik, i njohur si Ushtari në Bronx do të ngrihet në një varrezë ushtarake brenda datës 9 maj. Kjo datë përkon me festimet me rastin e përvjetorit të fitores ndaj Nazizmit në luftën e dytë botërore. Qeveria estone fillimisht nuk kishte plane për ngritjen e përmendores në një vend të ri deri në fund të muajit maj. Vendimi për të hequr përmendoren nga sheshi qëndror i Talinit dhe rivarrimin e eshtrave të ndonjë ushtari sovjetik i varrosur pranë vendit të mëparëshëm të përmendores, shkaktoi trazira të enjten dhe të premten e kaluar, kur protestues kryesisht rusë me banim në Estoni u përleshën me policinë. Si pasojë një person gjeti vdekjen. /al/

XS
SM
MD
LG