Lidhje

Turqi: Protesta në përkrahje të sistemit laik


Rreth një milion turq u mblodhën në qytetin më të madh të vendit, Stamboll për të protestuar kundër qeverisë proislamike dhe në përkrahje të sistemit laik të Turqisë. Portestuesit e mbledhur në sheshin kryesor të Stambollit mbanin flamuj turq bardhë e kuq dhe thërrisnin se Turqia do të mbetet laike. Protestuesit kujtuan Mustafa Qemal Ataturkun, i cili hodhi bazat e parimeve laike si themelues i Turqisë moderne. Një demonstratë e ngjashme u zhvillua edhe në kryeqytetin Ankara rreth 2 javë më parë. Protesta e sotme zhvillohen pasi ministri i Jashtëm turk Adbullah i partisë me bazë islamike në pushtet, AK, për pak u zgjodh president i vendit, në raundin e parë të votimit në parlament ditën e premte. Protestat pasojnë shtimin e tensionit midis kryeministrit Taip Rexhep Erdogan dhe ushtrisë turke, e cila thotë se do t’i mbrojë traditat laike të vendit. /al/

XS
SM
MD
LG