Lidhje

Pakistan: Policia vazhdon hetimet mbi sulmin e djeshëm vetvrasës


Policia pakistaneze dhe zyrtarë të zbulimit po përpiqen të identifikojnë një autor sulmi vetëvrasës me bombë, i cili vrau të paktën 28 vetë dhe plagosi 47 të tjerë, mes tyre edhe ministrin e brendshëm. Një zyrtar i lartë i zbulimit tha sot se autori i sulmit duket se ishte rreth të 30-ave, se ka tiparet e një afgani, apo të një pakistanezi nga kufiri me Afganistanin. Autori i sulmit hodhi veten ne ere dje, disa minuta pasi Minsitri i Brendshëm Sherpao mbajti një fjalim në qytetin e Karsadës. Ministri shpëtoi por disa prej ndihmësve të tij u vranë. /al/

XS
SM
MD
LG