Lidhje

SHBA: Aspekte nga jeta në emigracion


Shumë imigrantë dhe refugjatë të rinj në Shtetet e Bashkuara e kanë të vështirë të sigurojnë hua edhe kur kanë të ardhura të mira, qoftë rroga të larta apo biznese mjaft fitimprurëse. Por ka organizata jo qeveritare që i ndihmojnë të porsaardhurit të kenë një fillim të mirë.

Zakaria Mancini është i kënaqur me arritjet e tij të deritanishme. Ai erdhi në Shtetet e Bashkuara 20 vjet më parë nga Marroku për të realizuar një ëndërr.

"Jeta bëj një jetë të bukur dhe të mirë. Gjithnjë kam menduar për ëndërrën amerikane, që e kam realizuar në kohën e duhur. Unë punoj shumë për të”.

Mancini është paruker dhe biznesmen. Ai ka dy sallone kozmetike me emrin Mancini de Paris në zonën metropolitane të Uashingtonit. Ai thotë se të ardhurat e tij vjetore janë rreth gjysmë milioni dollarë.

Ky lloj biznesi nuk ishte ajo që parashikonte ai kur u vendos në Shtetet e Bashkuara. Vështirësitë e fillimit e bënë të besonte se diploma që ai kishte në inxhinierinë elektro-mekanike nga Universiteti i Marokut, nuk do t’i shërbente të gjente punë në Amerikë.

"Gjeta një fushë tjetër që do të më bënte të suksesshëm dhe i kushtova gjithë konën time. Shumë njerëz të familjes time punonin në industrinë e kozmetikës dhe unë vendosa të meresha me të”.

Por rruga e suksesit nuk ishte gjithnjë e lehtë. Mancini thotë se ndeshi në një pengesë të madhe katër vjet më parë kur kishte në plan të zgjeronte biznesin e tij.

“Ishte hera e parë që doja të hapja sallonin tim të kozmetikës por ndesha në shumë probleme financiare. Tentova të merrja hua nga disa banka dhe asnjëra prej tyre nuk ishte e predispozur të më ndihmonte”.

Mancini iu drejtuar iu drejtua Grupit për Zhvillimin e Ndërmarrjes Private. Kjo është një organizatë jo-qeveritare që u jep hua të vogla refugjatëve dhe imigrantëve në zonën metropolitane të Uashingtonit. Tsehaye Teferra është president i Këshillit për Zhvillimin e Komunitetit Etiopian, organizata në kuadrin e të cilit vepron ky grup. Ai e filloi programin për bizneset e vogla në vitin 1992.

Që të kualifikohesh për hua nga bankat e rregullata së pari duhet të kesh një farë histori kredish në këtë vend, që shumë nga klientët tonë nuk e kanë, prandaj ata nuk automatikisht nuk kualifikohen”.

Në 14 vjetët e fundit, thotë Teferra, Grupi për Zhvillimin e Ndërmarrjes Private ka ndihmuar rreth një mijë beznese të vogla duke dhënë një hua prej nëntë milionë dollarësh. Huaja më e vogël është 500 dollarë dhe më e madhja 35 mijë dollarë. Grupi ndihmohet krysisht nga Administrata e për Biznesin e Vogël e qeverisë federale dhe Zyra për Sistemimin e Refugjatëve.

Ana Lopez ishte mësuese në Filipine. Ajo thotë se mori një hua prej 20 mijë dollarësh nga ky grup për të blerë pajisje dhe furnizime për dyqanin e saj të kornizave pesë vjet më parë.

“Unë blej gjithashtu punime të artistëve të varfër por të talentuar nga vende të botës së tretë si Filipinet, India dhe Bangladeshi. Unë kam edhe një artist nga Afrika prej të cilit blej vepra arti. Kështu unë përpiqem t’i ndihmoj artistët e talentuar po që nuk kanë mundësi të ekspozojnë artin e tyre. Ky është edhe qëllimi i Galerisë time Shpresa”.

Ashtu si Mancini, Lopez pret që eventualisht të kualifikohet për hua të zakonshme, me qëllim që ta zgjerojë biznesin e saj. Ata gjithashtu kanë besim se do hapin një seri dyqanensh për t’u krijuar mundësi punësimi njerëzve me të ardhura të pakta në zonën metropolitane të Uashingtonit. /al/

XS
SM
MD
LG