Lidhje

Irani pranon të marrë pjesë në konferencën mbi Irakun


Iraku thotë se kryeministri Nuri al-Maliki falenderoi Iranin që pranoi të marrë pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare mbi Irakun, që do të zhvillohet këtë javë në Egjypt.

Kryeministri Maliki falenderoi Iranin me anë të një deklarate, që u bë nga zyra e tij pasi ai u takua sot në Bagdat me zyrtarin e lartë iranian të sigurimit kombëtar, Ali Larixhani.

Në deklaratë citohej zoti Larixhani të ketë thënë se vendet që duan siguri dhe stabilitet në rajon duhet të mbështesin qeverin e zgjedhur të Irakut.

Po sot Irani konfirmoi se Ministri i Jashtëm Manukir Motaki do të marrë pjesë në konferencën dy-ditore, e cila fillon të enjten në pikën e pushimit Sharm El-Sheikh të Egjiptit.

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice tha se nuk do të përjashtonte mundësinë e një takimi me zotin Motaki në kuadrin e konferencës shumëkombëshe./al/
XS
SM
MD
LG