Lidhje

Ullfovic i quan të sajuara akuzat se ai ka shkelur rregullat e etikës


Presidenti i Bankës Botërore Pol Ullfovic i quajti “të sajuara” akuzat se ai ka shkelur rregullat e etikës dhe tha se ato janë pjesë e një fushate denigrimi kundër tij.

Zoti Ullfovic doli sot para një komisioni të etikës në Uashington për të shpjeguar rolin që luajti në rritjen e ndjeshme të pagës për të dashurën e tij, Shaha Riza. Komisioni po përpiqet të sqarojë nëse zoti Wolfowitz shkeli rregullat e Bankës Botërore duke i dhënë punonjëses së Bankës, Shaha Riza një punë në Departamentin e Shtetit me pagë më të lartë se sa Sekretarja e Shtetit.

Ullfovic thotë se transferimi i zonjës Riza synonte të shmangte konfliktin e interesit dhe se ishte miratuar nga Komisioni i Etikës pranë Bankës. Presidenti i Bankës Botërore ka qenë nën presionin e vazhdueshëm nga ana e një pjese të punonjësve të bankës, e disa organizatave të ndihmave dhe e disa ish zyrtarëve të Bankës, të cilët i kanë kërkuar të japë dorëheqjen.

Bordi i Bankës Botërore mund të kërkojë dorëheqjen e zotit Wolfowitz, mund ta qortojë atë ose mund të mos marrë asnjë masë. //ii

XS
SM
MD
LG