Lidhje

Ish-kryeministri i Kosovës flet për alternativat e zgjidhjes së statusit


Ndërsa çështja e Kosovës ndodhet sot në kanalet e Këshillit të Sigurimit, ka disa javë që në Nju Jork ndodhet i pranishëm një politikan nga Kosova, synimi i të cilit është të mbajë kontakte dhe të bëjë lobizëm pranë vendeve të Këshillit të Sigurimit. Këtë funksion këto ditë e luan ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ishte i ftuar në studion e Ditarit.

Zëri i Amerikës: Zoti Rexhepi, ambasadorët e Këshillit të Sigurimit sapo e kanë përfunduar misionin e tyre faktmbledhës në Kosovë. Si do ta vlerësonit ju, këtë mision?

Bajram Rexhepi: Fillimisht kemi menduar se nuk ka qenë një mision i domdosdoshëm, për arsye se Kombet e Bashkuara i kanë strukturat e veta që prej 8 vjetësh dhe bëhet çdo tre muaj vlerësimi i standarteve. Shumë vende të Këshillit të Sigurimit i kanë përfaqësuesit e vet dhe kjo ndoshta u ka shërbyer më tepër disa vendeve qoftë nga Afrika, nga Amerika Latine, ose nga Azia, që përveç raporteve zyratre, edhe nga gjeografia ndodhen larg nga Kosova dhe në këtë mënyrë, kanë një perceptim vizual lidhur me Kosovën; por megjithatë, ka qenë një qëndrim i tillë, me kërkesën fillimisht të Rusisë. Eshtë rënë në pajtim, mendoj se ai mision në përgjithësi ka kaluar mirë, është shumë me rëndësi që nuk ka patur incidente, për të cilat jemi frikësuar si zakonisht, që para delegacioneve të rëndësishme, ka njerëz që “kujdesen” për të patur incidente, dhe dihet se kush ka leverdi politike për këtë. Këtë herë kanë qenë më tepër të përgatitura forcat e sigurisë, strukturat dhe qytetarët, për të mos qenë indiferentë, kanë qenë shumë të qetë dhe se kjo është vlera më e madhe e kësaj vizite.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi do të ketë kjo vizitë në procesin në tërësi të zgjidhjes së statusit të Kosovës?

Bujar Rexhepi: Unë mendoj, që nëse disa shtete kanë shprehur disa shqetësime, ose përgjithësisht nuk kanë patur një percepsion, në fund të fundit, edhe se si duken fizikisht kosovarët, kanë patur një mundësi të shohin se edhe Kosova është pjesë e botës së civilizuar të Evropës dhe se instituionet funksionojnë, jo më së miri, por, megjithatë, në rrugën e drejtë dhe se Kosova është edhe gjeografikisht në Evropë dhe duhet t’ju takojë edhe për nga vlerat dhe unë mendoj se mendimi im personal është për shkak ndoshta për situatën e komplikuar të Kombeve të Bashkuara, nganjëherë është ironike që shtetet, të cilat nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me Kosovën, do të vendosin për vullnetin e qytetarëve të Kosovës, që kishte me qenë shumë më korrekte, ata që kanë investuar më tepër në Kosovë, dhe ata janë Shetetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa. Ata e udhëheqin procesin dhe të tjerët solidarizohen dhe pajtohen mirë. Por këto janë rregullat e Kombeve të Bashkuara, të cilat e mundësojnë një gjë të tillë, dhe nganjëherë krijojnë probleme të vogla, por edhe në se kanë patur shqetësime dhe hezitime, unë mendoj se tani e kanë një pasqyrë më të plotë dhe nuk ka ndonjë arsye që të hezitojnë më tutje.

Zëri i Amerikës: Cili është roli i zyrës së Kosovës në Kombet e Bashkuara, ku ju tani jeni aktualisht përfaqësues?

Bajram Rexhepi: Ndoshta ka edhe keqkuptime, sepse kjo nuk është një zyrë zyrtare, kjo është një mision i përkohshëm dhe rrjedh nga një vendim i Ekipit të Unitetit, që disa anëtarë, qoftë të subjekteve politike, qoftë të Grupit Politik Strategjik të shkojnë dhe me një farë rotacioni një herë në dy javë, deri sa të zhvillohen bisedimet.

Zëri i Amerikës: Dhe me çfarë merreni konkretisht ju, me lobizëm? Bajram Rexhepi: Po, ne merremi me lobizëm, thjesht roli ynë është lobizimi dhe ne mbajmë kontakte me të gjitha përfaqësitë në Këshillin e Sigurimit, por edhe me shtete të tjera, të cilat në mënyrë indirekte nuk ndikojnë. Konkretisht, kemi realizuar kontakte gati me të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, me përjashtim të Rusisë, Kinës, Kina tashmë i është mbajtë një takimi të tillë me përfaqësues tonët, dhe kryesisht me shumicën e shteteve, ju shpjegojmë edhe shpjegime shtesë, se ka vende që i kanë raportet edhe një herë, por dëshirojmë ta prekim edhe një herë kundër-realitetin se si është në terrren, kështuqë në atë drejtim, natyrisht me argumente, insistojmë që ata ta heqin hezitimin dhe dilema dhe të votojmë pro pakos që Ahtisarit, që një mënyrë është propozim e tij, por edhe i mbështetur nga Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, i cili e ka përkrahur pakon e Ahtisarit, pra, plotësisht mund të konsiderohet se është edhe propozim i tij, dhe ne shpresojmë, megjithatë, se do ta votojnë atë, sidomos grupet e kontaktit, ku janë edhe roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara dhe ne shpresojmë, edhe disa vendeve të Evropës, që në rrethana optimale do të vendoset.

Zëri i Amerikës: Çfarë perceptimi ekziston mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, por edhe vendeve anëtare në përgjithësi, për gjendjen në Kosovë?

Bajram Rexhepi: Po kemi shumë shtete, si SHBA dhe vendet evropiane, të cilat edhe më parë, por sidomos gjatë 8 viteve të fundit janë në dijeni për gjendjen prezente në Kosovë. Për ato nuk ka dilema, nuk ka të panjohura. Kemi edhe një grup tjetër shtetesh, të cilat parimisht e përkrahin, nuk kanë ndonjë problem të brendshëm, që të mos e përkrahin një vullnet të tillë. Mirëpo, kemi edhe një grup shtetesh të tjera, të cilat për shkak të problemeve të brendshme hezitojnë, për shembull, rasti i Indonezisë, që ka çështjen e Acehut, apo ndonjë çështje tjetër; pastaj, Afrika e Jugut, që për momentin ende ka dilema, apo hezitime; mandej kemi Unionin Afrikan, apo Gana dhe Kongo dhe ato zakonisht i bashkangjiten atij.. Vendet e Amerikës Latine, besoj që kryesisht i bashkangjiten qëndrimit pro dhe që kërkojnë që çështja e Kosovës të trajtohet si rast unik, “ai generis”, qe të mos jetë precedent për asnjë shtet tjetër dhe që kjo në një mënyrë, të sanksionohet në rezolutën e ardhshme, edhe pse ka shtete të tjera, të cilat do të kishin dashur të kundërtën, që të shërbejë si precedent. Në këtë rast, unë nuk hyj në spekullimet që mund të bëjë ndonjë shtet që e ka nevojë një gjë të tillë, si Rusia, apo ndonjë shtet tjetër. Por, megjithatë, ka mendime nga më të ndryshmet...

Zëri i Amerikës: Pikërisht të qëndrojmë tek kjo çështje. Në se Rusia do t’i vinte veton një Rezolute të re, megjithëse kategorikisht nuk e ka thënë ndonjëherë këtë qëndrim të sajin, çfarë skenarësh të tjerë të mundshëm parashikoni në Këshillin e Sigurimit?

Bajram Rexhepi: Forma më e mirë do të ishte që të vazhdohet në këtë drejtim, me një presion, ndoshta të shtuar dhe dinamik, me konsultime, sidomos pas këtij misioni faktmbledhës, që të arrihej një rezolutë e lehtë, e re, e cila kjo do të kishte lehtesuar edhe misionin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, ose praninë e ardhshme, për të cilat ka hezitime; në se do të nxirret ndonjë rezolutë, ata do ta vendosnin misionin e tyre, apo ndoshta nuk presin një unitet të plotë të vendeve të Unionit Evropian, në se del pa rezolutë. Forma të tjera - ka fjalë, se sidomos me kërkesë të Rusisë, që ky proces shtyhet me sa mundet dhe disa muaj, të ketë përsëri bisedime të reja, ose të ndërrohet pakoja e Ahtisaarit. Të gjitha këto janë të papranueshme, sepse është humbje kohe dhe ekziston rreziku që situata të dalë jashtë kontrollit, për arsye se qytetarët e Kosovës, kanë 8 vjet që presin dhe duan, që më në fund, ta dinë perspektivën e qartë të tyre. Dhe alternativa tjetër është, në se e shfrytëzon të drejtën e vetos dhe në se ka rrezik që kjo të zgjatet shumë, atëhere eshte alterantiva tjetër që Parlamenti ta shpallë pavarësinë dhe të fillojë njohja individuale që, në se mund të thuhet se prej dy të këqijave kjo është më e mira, sepse çdo zgjatje për disa muaj do të krijonte destabilitet, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe do të ishte një humbje e të gjitha atyre investimeve, edhe politike edhe ekonomike, edhe të ndërkombëtarëve, edhe të vendorëve dhe do të na çonte në ndonjë rrugë pa rrugë, për arsye se ndoshta këtu është edhe kalkulimi i Serbisë, të të krijohet ndonjë dhunë, ndonjë tension dhe sërish, Kosova të jetë në agjendat ndërkombëtare si vendi i dhunës, i intolerancë dhe kjo do të kene argument se Kosova s’e meriton pavarësinë; pra ky është skenari të cilin e dëshirojnë serbët, por besoj se ata nuk do t’ja arrijnë, se ka edhe alternativa të tjera. Në këtë rast ekziston edhe një rrezik, në se bëhet shpallja, pa një rezolutë e pavarësisë së Kosovës, atëhere ka paralajmërime, që një pjesë e Mitrovicës Veriore, po ashtu të shpallë pavarësinë dhe kjo do të krijojë probleme, se si do të menaxhohet pjesa veriore.

XS
SM
MD
LG