Lidhje

FMN: Ndryshimet në strukturat fiskale, jo urgjente


Misioni i Fondit Monetar i cili prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri në kuadër të rishikimit të marrëveshjes dy palëshe u shpreh sot se ndryshimet e parashikuara në strukturën fiskale nga qeveria nuk janë urgjente.

Këto komente, kreu i misionit të Fondit Monetar Istvan Szekely i bëri në përfundim të një takimi që ai pati sot në Tiranë me presidentin Alfred Moisiu.

Qeveria shqiptare ka vendosur që në paketën e re fiskale për gjysmën e dytë të këtij viti të nis zbatimin e taksës së sheshtë, duke aplikuar një nivel të njejtë prej 10 përqindësh.

Por përfaqësuesit e Fondit nënvizuan se sisitemi i taksave është në përgjithësi i mirë dhe nuk ka nevojë për ndryshime urgjente. Megjithatë zoti Szekely theksoi se nëse qeveria do të këmbëngulë atëherë ata do të japin ndihmesën e tyre për të zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare. Por e rëndësishme është ka theksuar kreu i misionit të Fondit, që të ruhen qëndrueshmëria e të ardhurave.

Për Fondin Monetar problemi numër një për momentin është Korporata Energjitike dhe gjendja e saj financiare e cila konsiderohet me ndikim mbi biznesin dhe ekonominë e vendit. //rd//

XS
SM
MD
LG