Lidhje

Reagime nga Departamenti i Shtetit për situatën e tensionuar në Turqi


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ka besimin që qeveria turke do të zgjidhë çdo çështje që ka lidhje me zgjedhjet presidenciale të vendit.

Zëdhënësi Sean McCormack tha sot se Shtetet e Bashkuara besojnë se proceset demokratike dhe kushtetutore të Turqisë do të zgjidhin çdo problem.

Zëdhënësi amerikan i bëri këto komente një ditë pasi rreth 700 mijë protestues marshuan për të kërkuar tërheqjen nga gara të kandidatit presidencial, ministrit të jashtëm, Abdullah Gul, anëtar i partisë në pushtet Drejtësi dhe Zhvillim.

Tregjet financiare ranë ndjeshëm sot në Turqi për shkak të tensioneve politike. Tregu i aksioneve ra 8 përqind, por u mbyll me një rënie prej 4 përqind, në ditën e parë që prej protestave dhe paralajmërimit të ushtrisë se do të mbrojë sistemin laik të qeverisë. Kryeministri Reçep Tajip Erdohan do të mbajë sonte një fjalim drejtuar vendit. //rd//

XS
SM
MD
LG