Lidhje

Burgim i përjetshëm për 5 britanikët fajëtorë për shpërthime në bomba


Një gjykatë e Londrës dënoi me burgim të përjetshëm 5 britanikë që u gjetën fajtorë për shpërthime bombash në mbarë vendin.

Në Britaninë e Madhe, burgim i përjetshëm zakonisht do të thotë 40 vjet heqje lirie. Por gjykatësi i çështjes paralajmëroi se disa ose të gjithë të pandehurit mund të mos lirohen kurrë.

Pas 27 ditë debatesh, juria i gjeti sot të pandehurit fajtorë se kishin në plan të përdornin 600 kilogram nitrat amoni për të goditur objekte të ndryshme, nga klubet e natës në qendrat tregtare.

Dokumentet e gjykatës për gjykimin për pothuajse një vjeçar treguan gjithashtu se ka patur lidhje mes pesë britanikëve të dënuar dhe katër atentatorëve vetvrasës, që sulmuan sistemin e transportit hekurudhor në korrik të vitit 2005, duke vrarë 52 vetë. //rd//

XS
SM
MD
LG