Lidhje

Ekspertët e klimës në Bankok për ngrohjen globale


Ekspertë të klimës nga e gjithë bota janë mbledhur në Bankok të Tailandës për të diskutuar se si duhet t’i përgjigjen ngrohjes globale.

Shkencëtarë dhe diplomatë po marrin pjesë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara, e njohur si Komisioni Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës, i cili u formua para gati 20 vjetësh për të vlerësuar studimet shkencore mbi ndryshimin e klimës.

Grupet ambientaliste thonë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy prodhuesit më të mëdhenj të gazeve, që shkaktojnë efektin serë, mund të kërkojnë të zbusin rekomandimet në raportin përfundimtar.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, këto dy vende thonë se masat e shpejta për uljen e gazeve, që shkaktojnë efektin serë, do të jenë më të kushtueshme dhe më pak efikase sesa thonë shkencëtarët në raportin që pritet. //rd//

XS
SM
MD
LG