Lidhje

Parlamentarë evropianë takohen me kryeministrin palestinez Ismail Hanije


Një grup parlamentarësh evropianë u takuan me kryeministrin palestinez Ismail Hanije, gjë që bie ndesh me politikën e BE-së e cila është kundër bisedimeve me anëtarë të Hamasit.

Njëri nga eurodeputetët i quajti bisedimet në Gazë një shans në rrugën drejt paqes. Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të mbajë kontakte me qeverinë palestineze të unitetit, e cila përfshin grupin militant Hamas dhe partinë Fatah të Presidentit Mahmud Abas.

Kryeministri Hanije i shfrytëzoi bisedimet për të kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heqë embargon. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë pezulluar ndihmën e drejtpërdrejtë për qeverinë palestineze që kur grupi ekstremist fitoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. //iç//

XS
SM
MD
LG