Lidhje

Zyrtarët irakianë dhe amerikanë përpiqen të konfirmojnë vrasjen e Abu Ajub al Masrit


Zyrtarët irakianë dhe amerikanë po përpiqen të konfirmojnë njoftimet se udhëheqësi i Al-Kaidës në Irak, Abu Ajub al Masri është vrarë gjatë një përleshje midis anëtarëve të grupit të tij kryengritës.

Një zëdhënës i ministrisë së brendëshme irakiane tha se njoftimet e zbulimit tregojnë që al Masri është vrarë në luftime në veri të Bagdatit. Por një grup militant i lidhur me al-Kaidën tha se al-Masri nuk është vrarë.

Zyrtarët amerikanë thonë se po punojnë me homologët e tyre irakianë për të përcaktuar se al-Masri ka vdekur.

Ambasadori amerikan në Irak, Ryan Crocker tha se vdekja e al-Masrit do të ishte një zhvillim pozitiv, por nuk do të thotë se ky do të shënonte fundin e al-Kaidës në Irak.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve amerikanë, ushtarët gjetën qindra karta identifikimi, duke përfshirë dy për zonën e gjelbër dhe një për ambasadën amerikane, gjatë kontrolleve në Bagdat në katër javët e fundit. //iç//

XS
SM
MD
LG