Lidhje

Presidenti Bush i ve veton ligjit për fondet në Irak dhe në Afganistan

  • Skot Stërns
  • Uashington

Presidenti Bush takohet sonte me udhëheqësit demokratë dhe republikanë të Kongresit pas vetos që i vuri një projektligji pët financimin e operacioneve në Irak, projektligj i cili vendos afate për tërheqjen e trupave amerikane.

Duke folur sot në Uashington, Presidenti Bush u kërkoi amerikanëve që t’i japin më shumë kohë planit të tij për përforcimin e trupave në Irak. Ai tha se komandanti i trupave amerikane në Irak, gjeneral David Petreas do të raportojë për rezultatet e operacionit nga fundi i verës. Ai tha se udhëheqësit demokratë në Kongres kanë zgjedhur këtë moment për të detyruar forcat të bëjnë një tërheqje të nxituar nga Iraku.

Udhëheqësit demokratë kanë deklaruar se do të vazhdojnë përpjekjet për t’i ndryshuar drejtimin luftës në Irak dhe thonë se projektligji i jep presidentit më shumë fonde se sa kishte kërkuar për të financuar operacionet në Irak dhe në Afganistan.//rd//

XS
SM
MD
LG