Lidhje

Iran: Arrestohen negociatori i çështjeve bërthamore


Media shtetërore në Iran thotë se autoritetet kanë arrestuar një ish negociator iranian të çështjeve bërthamore për akuza që nuk janë shpallur.

Agjencia IRNA citon burime pa emër sipas të cilave ish negociatori Hosein Musavian është arrestuar në Teheran të hënën. Sipas njoftimeve të medias, arrestimi i zotit Musavian mund të ketë lidhje me aktivitetet e tij ekonomike. Ai ka qenë një ndër negociatorët kryesorë bërthamorë të Iranit dhe kryetar i një komisioni të Këshillit Suprem Kombëtar të Sigurimit deri në vitin 2005. Musavian u zëvendësua krahas personave të tjerë që punonin për shefin e sigurimit Hasan Rovani, pas ardhjes në pushtet të presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Musavian bënte pjesë në ekipin negociues që arriti marrëveshje me Bashkimin Evropian për pezullimin e veprimtarive iraniane të pasurimit të uraniumit në vitin 2004. Zoti Ahmadinexhad e zhvlerësoi marrëveshjen duke e përshpejtuar konfrontimin me Perëndimin lidhur me programin bërthamor të Iranit. //rd//

XS
SM
MD
LG