Lidhje

Haga mund të çarkivojë dokumente që lidhen me gjyqin e Milosheviçit


Gjykata e Kombeve të Bashkuar për krimet e luftës njoftoi se do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për të çarkivuar disa dokumente që lidhen me gjyqin për krime lufte të Sllobodan Millosheviçit.

Ky njoftim pasoi kërkesën e krye-prokurores për krimet e luftës, Karla del Ponte. Nuk është e qartë se çfarë dokumentash kërkon zonja del Ponte që të bëhen publike. Krye-prokurorja del Ponte ka mohuar akuzat se ajo arriti një marrëveshje me Beogradin për të mbajtur sekrete disa dokumenta në shkëmbim të ndihmës së Serbisë për të përshpejtuar procedurat gjyqësore.

Muajin e kaluar, krye-prokurori në çështjen e Millosheviçit, Xhefri Najs, tha se dokumentat e arkivuara mund të kishin krijuar një pasqyrë më të qartë rreth rolit që luajti Serbia gjatë luftërave në ish Jugosllavi në vitet 1990-të. Ai tha se zonja del Ponte ishte gabim kur pranoi argumentin e Beogradit në vitin 2003 se disa dokumenta duhet të arkivoheshin për arsye të sigurimit kombëtar. //rd//

XS
SM
MD
LG