Lidhje

Kryeministri izraelit Olmert refuzon të lërë postin


Kryeministri izraelit Ehud Olmert u përball me kritikët në një sesion të posaçëm të parlamentit i thirrur për të diskutuar mbi një raport ku kritikohet ashpër qeveria lidhur me mënyrën se si ajo e zhvilloi luftën kundër Hezbollahut në Liban vitin e kaluar.

Edhe kreu i partisë kryesore opozitare të Izraelit, Benjamin Netanjahu u bashkua me zërat të cilët kërkojnë që kryeministri të japë dorëheqjen. Ai tha se izraelitët duan një udhëheqës që të frymëzojë besim. Ai dhe politikanë të tjerë bënë thirrje për zgjedhje të reja.

Zoti Netanyahu, ish kryeministër, shihet si personi që mund të zëvendësojë zotin Olmert. Zoti Olmert thotë se nuk ka në plan për të dhënë dorëheqjen. //iç//

XS
SM
MD
LG