Lidhje

SHBA - Siri, kontakt i parë i nivelit të lartë në më shumë se dy vjet


Shtetet e Bashkuara dhe Siria patën kontaktin e tyre të parë të nivelit të lartë në më shumë se dy vjet gjatë një konference të rëndësishme ndërkombëtare për Irakun.

Sekretarja e shtetit Condoleezza Rice bisedoi sot me homologun e saj sirian Valid al-Mualem në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheik. Para takimit, një zëdhënës ushtarak amerikan në Irak tha se Siria duket se po bën më shumë për të mos lejuar hyrjen e luftëtarëve të huaj nga kufiri i saj për në Irak.

Zyrtarët thanë se Sekretarja Rajs dhe ministri i jashtëm iranian Manusher Motaki patën një kontakt të shkurtër jozyrtar gjatë drekës. Nuk është e qartë nëse në konferencë do të ketë një takim amerikano-iranian për të diskutuar çështje mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara thonë se dëshirojnë që Irani dhe Siria të shtojnë kontrollin e kufijve të tyre dhe për të ndalur mbështetjen për milicitë dhe kryengritësit në Irak. //iç//

XS
SM
MD
LG