Lidhje

Liria e shtypit në Shqipëri


Në Shqipëri, në ditën botërore të shtypit, kryeministri Sali Berisha njoftoi se do të ndërmarrë dy nisma ligjore ne mbrojtje të lirisë së fjalës dhe veprimtarisë së gazetarëve. Njëra nismë ka të bëjë me heqjen nga kodi penal të klauzolës për shpifje nga gazetarët, megjithëse, tha ai, kjo mund të trajtohet si çështje civile. Nisma e dytë, e cila sipas kryeministrit Berisha, zbatohet nga disa vende, do të trajtojë marrëdhëniet mes pronarëve të medias dhe gazetarëve. Kryeministri duke iu referuar edhe raporteve ndërkombëtare u shpreh se pronarët e medias të cilët në tërësinë e tyre nuk vijnë nga njerëzit e mediave, u diktojnë dhe i cënojnë gazetarëve lirinë e fjalës. Ligji që kryeministri parashikon të paraqesë në parlament, do të parashikojë sipas tij, masa të forta ndaj pronarëve por edhe zyrtarëve që përpiqen të diktojnë dhe cënojnë standartet e pavarësisë. Për të diskutuar mbi gjendjen e shtypit dhe sfidat me të cilat përballet ai në Shqipëri.

Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë telefonike me analistët Fatos Lubonja dhe Mustafa Nano. Fillimisht pyetëm zotin Lubonja, se si i vlerëson këto nisma të kryeministrit Berisha dhe sa do të mund të shërbejnë realisht këto ndërhyrje ligjore për të forcuar pavarësinë e shtypit.

XS
SM
MD
LG