Lidhje

Presidenti i ardhshëm i Francës do të vendoset në balotazhin midis kandidatëve Sarkozi dhe Ruajal


Në Francë, politikani i qendrës, Fransua Bajru, i cili zuri vendin e tretë, shumë larg të dytit, në raudin e parë të zgjedhjeve për president muajin e kaluar, tha se nuk do të votojë për kandidatin konservator Nikola Sarkozi, në balotazhin e së dielës.

Megjithatë, në komentet e publikuara sot, ish ministri i arsimit, 55 vjeçari Bajru, nuk e mbështeti kundërshtaren e Sarkozit, socialisten Segolene Ruajal. Zoti Bajru tha për gazetën Lë Mond se zonja Ruajal u paraqit mirë në debatin e zhvilluar mbrëmë mes dy kandidatëve.

Presidenti i ardhshëm i Francës do të vendoset në balotazhin e së dielës së ardhshme, midis kandidatëve Sarkozi dhe Ruajal. Analistët thonë se 6,8 milion përkrahësit e zotit Bajru, të lirë për të votuar për cilindo kandidat, ka të ngjarë të përcaktojnë fituesin.

Shumica e anketave tregojnë se kandidatja socialiste është mbrapa konservatorit Sarkozi. Por anketat tregojnë gjithashtu se zonja Ruajal po merr më shumë vota se sa rivali i saj Sarkozi nga votat e ish kandidatit Bajru. //iç//

XS
SM
MD
LG