Lidhje

Parlamenti turk miratoi 22 korrikun si datën e zgjedhjeve të parakohshme


Parlamenti turk miratoi 22 korrikun si datën e zgjedhjeve të parakohshme që synojnë të zgjidhin krizën politike midis partisë islamike në fuqi dhe laikëve mbi zgjedhjen e presidentit të ri. Deputetët votuan sot në mbështetje të datës së propozuar nga komisioni parlamentar. Votimi u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni turk.

Kryeministri Reçep Tajip Erdohan kishte bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi Gjykata Kushtetuese anuloi raundin e parë të votimit parlamentar për zgjedhjen e presidentit të ri duke cituar mungesën e kuorumit.

Ministri i jashtëm Abdulla Gyl i partisë në pushtet ishte kandidati i vetëm. Zoti Erdohan tha se vendimi i gjykatës e bëri të pamundur zgjedhjen e presidentit nga parlamenti. Presidenti i tanishëm, Ahmet Neçdet Sezer tha se do të vazhdojë të qendrojë në këtë post deri sa të zgjidhet presidenti i ardhshëm. //iç//

XS
SM
MD
LG