Lidhje

Sekretarja Rajs i bëri thirrje Iranit të ndalë armatimin e ekstremistëve në Irak


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolisa Rajs i bëri thirrje Iranit të ndalë armatimin e ekstremistëve dhe mbështetjen e terroristëve në Irak.

Në përfundim të konferencës dy ditore mbi Irakun në Sharm el-Sheik të Egjyptit, zonja Rajs tha se Irani është një kulturë dhe një vend që duhet të luajë rol pozitiv në komunitetin ndërkombëtar.

Në një takim dje me ministrin e jashtëm sirian Valid Mollem, ajo i bëri thirrje Sirisë të mos lejojë luftëtarët e huaj të hyjnë në Irak. Zonja Rajs tha se luftëtarët e huaj janë burimi kryesor i shpërthimeve me bomba në Irak.

Por ministri i jashtëm iranian Manuçer Motaki fajësoi sot Shtetet e Bashkuara për gjendjen në Irak duke thënë se pushtimi i Irakut vetëm se e ka keqësuar situatën. Ai u tha gazetarëve se Irani ka qënë gjithmonë pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe ka mbështetur vazhdimisht paqen në rajon. Ai tha se politika e forcave pushtuese ka dështuar dhe duhet të korrigjohet.

Më parë, kryeministri irakian Nuri al-Maliki u bëri thirrje fqinjëve të Irakut të mos lejojnë ekstremistët të hyjnë në Irak. //ze//

XS
SM
MD
LG