Lidhje

5 ushtarë amerikanë dhe përkthyesi irakian vriten në Irak


Zyrtarët amerikanë njoftuan se 5 ushtarë të tjerë amerikanë dhe përkthyesi i tyre irakian gjetën vdekjen nga shpërthimi i një bombe në Irak.

Ushtria njoftoi se 4 ushtarë dhe një përkthyes u vranë dje nga shpërthimet në Bagdat dhe në provincën al-Anbar. Një ushtar i pestë u vra sot në jug të Bagdatit.

Në incidente të tjera po sot, pesë policë irakianë u vranë nga një shpërthim në kryqytetin irakian.

Po në kryeqytet, ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit kanë ndaluar 16 terroristë të dyshuar gjatë mësymjeve në lagjen Sadr me shumicë shiite. Ushtria tha se raportet e zbulimit tregojnë se personat ishin të përfshirë në kontrabandën e bombave nga Irani.

Ushtria tregoi fotografi të armëve të prodhuara në Iran që forcat e koalicionit zbuluan gjatë operacioneve në jug të Bagdatit.

Në zhvillime të tjera ushtria indentifikoi dy udhëheqësit e lartë të al-Kaidës që u vranë në operacione të martën në Taji.

Dje ushtria tha se një nga pesë personat e vrarë në një sulm ishte Muharib Abdul Latif Al-Juburi ministi i informacionit të grupit të kryengritësve. //ze//

XS
SM
MD
LG