Lidhje

Anketë e re: Në krye republikani Xhuliani dhe demokratja Klinton


Anketat e fundit të opinionit për garën presidenciale amerikane tregojnë se në krye të saj janë republikani Rudi Xhuliani dhe demokratja Hillari Klinton, mes një numri të madh konkurrentësh.

Rezultatet e anketave të publikuara dje, para fillimit të debatit të parë mes kandidatëve republikanë, i japin ish kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut Xhuliani 27 përqind të mbështetjes republikane, krahasuar me 19 përqind për senatorin Xhon Mëkejn dhe 8 përqind për ish guvernatorin e shtetit Masaçusets, Mit Romni.

Senatorja Klinton e Nju Jorkut ka 32 përqind të mbështetjes demokrate, kundrejt 18 përqind për senatorin Barak Obama dhe 12 përqind për ish senatorin Xhon Eduards.

Rezultatet e anketave u publikuan vetëm pak orë para se 10 kandidatë të Partisë Republikane të fillonin debatin e parë mes tyre. Gjatë debatit, zoti Xhuliani bëri thirrje për këmbëngulje në luftën në Irak ndësa senatori Mëkejn parashikoi kaos dhe gjenocid nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen pa një fitore të qartë. //ze//

XS
SM
MD
LG