Lidhje

Demonstrata në Turqi në mbështetje të sistemit laik


Dhjetra mijëra turq me flamuj në duar demonstruan sot nëpër rrugë për të shprehur përkrahjen e tyre për një qeveri laike.

Mitingje të mëdha u zhvilluan në qytetet perëndimore turke Çanakala dhe Manisa.

Marshuesit bënë thirrje për tërheqjen e kandidatit presidencial të partisë Islamike, duke kërkuar që Turqia të mbetet një shtet laik. Ata manin në duar fotografi të Mustafa Qemal Ataturkut, që hodhi bazat laike për krijimin e Turqisë moderne.

Po sot, dy parti të qëndrës së djathtë, Udha e Vërtetë dhe Mëmëdheu, shpallën se po bashkohen për të sfiduar partinë në pushtet në zgjedhjet e përgjithëshme më 22 korrik.

Në fund të muajit prill, Gjykata kushtetuese e Turqisë e anuloi raundin e parë të votimeve që u zhvilluan në parlament për të zgjedhur një president vendit, duke thënë se mungonte numri i nevojshëm i deputetëve. Ministri i Jashtëm Abdulla Gul ishte kandidati i vetëm për postin e presidentit. Pas votimit parlamentar, ushtria lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar se ajo do ta mbrojë sistemin laik të vendit.

XS
SM
MD
LG