Lidhje

Një avion kenian me 114 vetë në bord rrëzohet në Kamerun


Në Kamerun, po vazhdojnë kërkimet për një aeroplan të linjes ajrore Kenia Airlines, me 114 pasagjerë ne bord, i cili u rrëzua në jug të këtij vendi.

Zyrtarët thanë se aeroplani i tipit Boeing 737 i cili ishte nisur për ne Nairobi u rrëzua afër qytetit Nifete te Kamerunit, pasi ishte nisur nga qyteti Duala. Nuk dihet ende numri i viktimave.

Drejtori i agjensive ajrore të Kenias, Titus Naikuni i tha Zërit të Amerikës se autoritetet në Kamerun kane filluar një mision kërkimi dhe shpëtimi. Aeroplani ishte nisur fillimisht nga Bregu i Fildishtë dhe u ndal në aeroportin e qytetit Duala të Kamerunit drejt rrugës për ne Nairobi.

Agjencia e fluturimeve të Kenias tha se aeroplani kishte ne bord 9 anëtarë të ekuipazhit dhe 105 pasagjerë, mes tyre Evropianë, Aziatikë dhe të paktën një qytetar amerikan. Zyrtari i agjencise ajrore tha se aeroplani kishte humbur lidhjen me kullen drejtuese pak pas nisjes. Ai tha se autoritetet e Kamerunit kishin zbuluar një sinjal emergjence afër vendit, ku mendohet të jetë rrëzuar aeroplani. Në atë rajon, me shume pyje dhe ku moti eshte i keq, janë dërguar edhe helikopterë kërkues.

XS
SM
MD
LG