Lidhje

Policia serbe arreston 27 demonstrues nacionalistë


Policia serbe ka arrestuar 27 demonstrues nacionalistë, të cilët thonin se po rekrutonin vullnetarë për të luftuar në Kosovë, nëse ajo shkëputet nga Serbia.

Disa qindra njerëz, përshirë veteranë të ushtrisë dhe ish paramilitarë u mblodhen sot në një tubim në qytetin Krushevc, për të bërë betimin për Gardën e Car Llazarit. Grupi, i cili thotë se ka rekrutuar 5 mijë vullnetarë, ka marrë emrin e udhëheqësit mesjetar serb i cili luftoi kundër turqve në betejën e Kosovës në vitin 1389.

Të arrestuarit kishin veshur bluza te zeza me shkronjat J.S.O. simbol ky i grupit të ndaluar paramilitar nga vitet e 90. Autoritetet thanë se do të fillojnë procedura ligjore kundër tyre.//lk

XS
SM
MD
LG