Lidhje

Te reja muzikore: Grupi Marun dhe Dhe Arktik Mankis


Grupi Arctic Monkeys, shënon shkallë rekord popullariteti

The Arctic Monkeys, grupi britanik, fitues i cmimit Brit Award, ka shenuar nje record ne klasifikimin e kengeve te tij kete fundjave, pasi 18 kenge te tyre jane te renditura ne 200 kenget me te degjuara ne Britani, nje ngjarje muzikore kjo qe nuk eshte hasur qe prej periudhes se Bitellsave. Ky popullaritet i tyre, është dhe falë teknologjisë moderne të internetit dhe shkarkimit të muzikës në faqet e tij. Grupi ka 10 këngë nga albumi I fundit në 75 këngët më të dëgjuara nëpër radiot dhe stacionet televizive britanike. 12 këngët e albumit të tyre, “Favourite Worst Nightmare”, nisën të shkarkohen në internet nga adhuruesit e grupit, sapo albumi doli në treg. Kënga”Brianstorm”,një prej më të pëlqyerave, u prezantua në datën 1 prill, dhe është në 5 këngët më të ndjekura në Britani. Fluoreshent adoleshent, renditet në 50 këngët më të mira, Teddy Picker, Balaclava, D is for dangeurose, Old yellow Bricks renditen ndër 70 këngët më të dëgjuara, dhe këngët e tjera të albumit renditen me rradhë deri në 120 më të pëlqyerat në Britani.

Grupi Maroon rikthehet me disqe të reja

Fituesit dy here të çmimit Gramy, grupi Maroon 5 është rikthyer me albumin e tyre të dytë “It wont be soon before long”, 5 vjet mbas albumit të tyre të platintë ”Songs about Jane”. Albumi i parë i tyre u shit në më shumë se 10 milion kopje dhe u shoqërua me koncerte live të grupit, duke i renditur ata në kastën e emrave të tillë të mëdhenj, si Stivi Wonder apo Rrolling Stones. Albumi i ri u regjistrua në Los Angeles, me pjesmarrjen e bateristi të ri të grupit, Matt Flyn, i cili ka zëvendësuar Ryan Dusick. Adam Lavine këngëtari i grupit thotë se Maronn 5 ka kaluar disa momente ekstreme. Periudha të arta, por edhe ditë të errëta. Mgjse jo dhe aq të errëta, shton ai. Nuk duhet të bëhemi dramatik. Por ka pasur konflikt mes nesh, ka pasur zënka dhe mosmarrveshje, dhe mendoj se atje ku ka art dhe muzikë të vërtetë ka dhe probleme mes njerëzve dhe krijuesve.

Në albumin e parë “Songs about Jane – Këngë për Jenin”, Levine publikisht bëri të ditur ndarjen nga ish-e dashura e tij, e cila e braktisi për dikë tjetër, gjë e cila e tronditi aso kohe Levine. Në albumin e dytë, historitë personale përsëri duket se e kanë frymëzuar atë, por kësaj rradhe ai është më i kujdesshëm. “Kësaj rradhe jam më i sofistkuar për dashurinë.Nuk vuaj më për dikë që më lë, por thjesht e shoh si diçka normale”. Albumi “It won’t be soon before long”, do të hidhet në treg në 22 maj, ndërsa kënga përfaqësuese e albumit do të publikohet në 14 maj.

XS
SM
MD
LG