Lidhje

8 ushtarë amerikanë u vranë gjatë sulmeve sot në Irak


Ushtria amerikane thotë se 8 ushtarë amerikanë u vranë gjatë sulmeve sot në Irak. Në njoftim thuhet se 6 ushtarë dhe një gazetar u vranë në një shpërthim në krahinën Dyala. Dy ushtarë të tjerë u vranë në shpërthime të veçuara, një në Bagad dhe një tjetër në veri të kryeqytetit.

Po sot, autoritetet irakiane njoftuan se të paktën 30 vetë u vranë dhe dhjetra u plagosën në një sulm me bombë, në tregun Baya të Bagdadit, të mbushur me njerëz.

Në një tjetër sulm me bombë, pranë Ministrisë së Punës, u vranë të paktën 4 vetë.

Në qytetin Samarrë, dy autorë sulmesh vetëvrasës me bombë shkaktuan të paktën 8 të, mes tyre edhe shefin e policise lokale.

Më parë, forcat amerikane dhe ato irakiane kryen kontrolle në disa ndërtesa në lagjen shiite Sadr të Bagdadit. Trupat gjeten një depo te fshehte me lëndë ekspozive dhe një dhomë torturash dhe vranë të paktën 8 persona të armatosur.

Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se dy marinsa u vrane dje në provincën Al-Anbar, ndërsa një tjetër ushtar amerikan u vra te premten në një sulm me bombë në Bagdad.

XS
SM
MD
LG