Lidhje

Shqipëri: Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e përsëritura


Përseritja e zgjedheve vendore në 20 bashki dhe komuna u krye sot përgjithesisht e qetë në Shqipëri, dhe me pjesemarrje te ulët të votuesve. Zyrtarë të KQZ-së thanë se pjesëmarrja në votime ishte vetëm 30 për qind.

Vëzhguesit raportuan përsëritjen e të njëjtave probleme që u vërejtën edhe në 18 shkurt, të tilla si parregullsi në lista, dëmtime të dokuenteve dhe tension midis komisionerëve militantë.

Shkelja me e rëndë gjatë procesit, u raportua në Tiranë, ku policia arrestoi dy persona, pasi u përpoqën të votonin me certifikata false. 20 bashkite dhe komunat e sotme nuk kane ndonjë ndikim në rezultatin e pergjithshëm, por ato u zvarritën per shkak te shkeljeve të 18 shkurtit.//lk

XS
SM
MD
LG