Lidhje

Këshilltari i Ufouicit thotë se ai do të largohet nga posti


Një nga këshilltarët kryesorë të Presidentit të Bankës Botërore, Pol Ufovic, thotë se ai do të largohet nga ky institucion. Kevin Kellems tha sot se është e vështirë të realizohet misioni i Bankës Botërore - lufta kundër varfërisë - me problemet që ka aktualisht udhëheqja e saj.

Disa kritikë kanë bërë thirrje që zoti Ufovic të japë dorëheqjen pasi ai koordinoi ngritjen në detyrë dhe rritjen e pagës për të dashurën e tij që punonte në Bankë. Ufovic thotë se nuk do të largohet, duke këmbëngulur se kishte vepruar në mirëbesim dhe i ka quajtur akuzat kundër tij si fushatë keqdashëse.

Zoti Kellems ka punuar me zotin Ufovic në Pentagon para se të shkonin në Bankën Botërore. Disa punonjës të Bankës janë ankuar se Ufovic dëgjonte këshillat e vetëm disa individëve përreth tij, duke përfshirë zotin Kellems, dhe jo personelin profesionist të Bankës.//lk

XS
SM
MD
LG