Lidhje

Parlamenti i Serbisë, sesion për zgjedhjen e kryetarit


Parlamenti i Serbisë mblidhet sot për të zgjedhur një kryetar të ri megjithë faktin që partitë reformiste nuk qenë në gjendje të plotësojnë vendet e mbetura bosh në kabinet që nga zgjedhjet e janarit.

Sipas medias serbe, deputetët do të zgjedhin mes udhëheqësit të partisë ultranacionaliste Radikale, Tomisllav Nikoliç dhe anëtares së Partisë Demokratike properëndimore, Milena Millosheviç. Një fitore e Nikoliçit, do ta bënte atë ultranacionalistin e parë që mban një post të rëndësishëm në parlament që nga viti 2000 që shënoi rënien e Sllobodan Millosheviçit, vendin e të cilit e zuri një koalicion pro-perëndimor.

Sesioni i parlamentit zhvillohet dy ditë pas bisedimeve të pasuksesëshme brenda koalicionit, mes kryeministrit konservator Vojisllav Koshtunica dhe Presidentit pro-perëndimor Boris Tadiç. Bisedimet dështuan për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kontrollit të forcave të sigurimit. 14 maji është afati i fundit për formimin e një qeverie të koalicionit. Kushtetuta parashikon zgjedhje të reja nëse afati nuk respektohet.//lk

XS
SM
MD
LG