Lidhje

Francë: Nikola Sarkozi fiton zgjedhjet presidenciale


Policia e ndërhyrjes së shpejtë shpërndau demonstrata në Paris dhe Lion kundër zgjedhjes së

Policia e ndërhyrjes së shpejtë shpërndau demonstrata në Paris dhe Lion kundër zgjedhjes së kandidatit Nikola Sarkozi si presidenti i Francës.

Më herët, rezultate zyrtare tregonin se Sarkozi kishte mundur kandidaten socialiste, Segolen Ruajal, 53 me 47 përqind.

Sarkozi tha se do të jetë president i të gjithë qytetarëve francezë dhe tha se kishte respekt për zonjën Ruajal. Shumë votues shpresojnë se Sarkozi do të nxisë rritje ekonomike. Shumë përkrahës të zonjës Ruajal e konsiderojnë zotin Sarkozi tepër të ashpër ndaj imigracionit dhe të drejtave të pakicave.

Sarkozi i bëri dje thirrje Evropës të ndihmojë ata që kanë nevojë për mbrojtje, përfshirë viktimat e tiranisë dhe diktaturës.

Ai thotë se dëshëron të ndihmojë afrikanët të kapërcejnë sëmundjet, urinë dhe varfërinë.

Ai tha gjithashtu se, ndërsa Shtetet e Bashkuara mund të besojnë në miqësinë e Francës, kjo nuk do të thotë se të dy vendet do të jenë gjithmonë dakord. Ai i bëri thirrje Uashingtonint të ndërmarrë rol udhëheqës kundër ngrohjes globale, gjë të cilën ai premtoi ta bënte përparësi të programit të tij.

Ndërkaq Nikola Sarkozi mori urime nga shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkura. Presidenti Bush i uroi fitoren përmes telefonit. Edhe një zëdhënës i kryeministrit britanik, tha se Toni Blair, i kishte telefonuar zotit Sarkozi.

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barrozo, tha se ka besim të plotë tek zoti Sarkozi. Ky i fundit ka shërbyer si ministër i brendshëm në qeverinë e presidentit të tanishëm, Zhak Shirak, i cili ka mbështetur me forcë një kushtetutë të re evropiane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se është e rëndësishme që Franca dhe Gjermania të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë si bazë për paqe dhe sigurim në Evropë.

Pjesëtarët e familjes së Nikola Sarkozisë, thonë se që fëmijë ai e ka patur objektiv të bëhet president i Francës.

Biografi e Nikola Sarkozisë

Ai është 52 vjeç – i biri i një imigranti hungarez, me nënë franceze, me origjinë greke dhe hebre.

Që i ri përqafoi idetë konservatore duke u futur në radhët e një partie të djathtë të drejtuar nga Presidenti Zhak Shirak.

Diplomohet në degën e jurisprudencës dhe 28 vjeç u bë kryetari më i ri i bashkisë në Francë, kur u zgjodh në qytetin Njuli.

Ai u bë i njohur në mbarë vendin, kur arriti të lironte disa nxënës shkolle përmes negociatave me një person me çrregullime mendore që i kishte marrë peng.

Ai ka shërbyer në disa poste të larta të vendit.

Fjalimet e tij të ashpra gjatë trazirave të të rinjve të papunë më 2005-ën kanë krijuar frikë se Sarkozi nuk do të tregohet tolerant ndaj të drejtave të pakicave dhe të imigrantëve. //az//

XS
SM
MD
LG