Lidhje

Irlanda e Veriut: Udhëheqës katolikë dhe protestantë bëjnë betimin si drejtues të qeverisë së re


Në Irlandën e Veriut, udhëheqës protestantë dhe katolikë, armiq për dekada të tëra, bënë betimin si drejtues të qeverisë së re. Udhëheqësi i protestantëve konservatorë Ian Paisley dhe Martin McGuinness, ish komandant i ushtrisë republikane katolike e bënë betimin sot në Belfast.

Betimi kërkon që të 12 udhëheqësit të mbështesin forcën policore të dominuar nga protestantët dhe si dhe gjykatat britanike. Paisley do të shërbejë si ministri i parë ndërsa McGuinness si zëvendës ministër i parë.

Kryeministri britanik Tony Blair përshëndeti të dyja palët për tejkalimin e asaj që ai e quajti urrejtje të vjetër dhe mosbesimin shekullor për ndarjen e pushtetit. Shtëpia e Bardhë e përshëndeti qeverinë e re dhe përgëzoi kryeministrin britanik Toni Bler dhe homologun e tij irlandez Bertie Ahern për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes katolikëve dhe protestantëve.

Në zgjedhjet e marsit, Unioni Demokrat i Paisley-t fitoi pesë vende në kabinet ndërsa Shinn Feini katër. Protestantët e moderuar të Unionistëve të Ulsterit dhe dy grupe katolike të moderuara mbajnë vendet e tjera. //iç//

XS
SM
MD
LG