Lidhje

Rehn: Zgjedhja e ultranacionalistit Nikolic - shenjë shqetësuese


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Ollie Rehn tha se zgjedhja e një ultranacionalisti si kryetar i Parlamentit të Serbisë është shenjë shqetësuese.

Zoti Rehn tha sot se Serbia ndodhet në udhëkryq dhe duhet të vendosë midis kthimit në të kaluarën nacionaliste ose ecjes drejt së ardhmes në Bashkimin Evropian.

Parlamenti i Serbisë zgjodhi udhëheqësin e Partisë Radikale, Tomislav Nikoliç si kryetarin e tij të ri. Ai mori 142 nga të 244 votat në parlament. Nikoliç është ultranacionalisti i parë serb që mban postin e lartë në parlament që kur zoti Millosheviç u rrëzua nga pushteti në vitin 2000 nga koalicioni pro-Perendimor. Ai u zgjodh me mbështetjen e kryeministrit Vojisllav Koshtunica i cili po largohet nga posti.

Por presidenti reformator Boris Tadiç dhe shumë politikanë serbë kanë paralajmëruar se Nikoliç mund të pengojë përparimin e vendit.

Nikoliç thotë se nuk është ektremist dhe nuk përbën asnjë rrezik për Serbinë.

Serbia i mbajti zgjedhjet parlamentare më 21 janar dhe 14 maji ishte afati i fundit për formimin e një qeverie koalicioni. Në se afati skadon, kushtetuta e Serbisë parashikon zhvillimin e zgjedhjeve të reja. //ii

XS
SM
MD
LG