Lidhje

Zhak Shirak kryesoi takimin e fundit të kabinetit të tij


Presidenti i Francës Zhak Shirak kryesoi takimin e fundit të kabinetit të tij, ndërsa përgatitet për t’ia dorëzuar pushtetin Presidentit të ri Nikola Sarkozi.

Pas një ceremonie emocionuese lamtumire në pallatin Elize, Kryeministri Dominik dë Vilpë, tha se zoti Shirak e çoi Francën në mijëvjeçarin e ri më të fortë. Francezët, tha ai, do ta kujtojnë me mall presidentin Shirak, si një udhëheqës që dinte si të merrte përsipër përgjegjësinë me kurajo dhe dinjitet. Ndërkohë zyrtarët francezë njoftuan për një natë të tretë dhune, pas fitores të djelën të kandidatit konservator Sarkozi. Rreth 200 makina u dogjën dhe rreth 80 persona u arrestuan gjatë trazirave. Zoti Sarkozi i cili kthehet sot në Francë pas një pushimi tre ditor në Maltë, i hodhi poshtë kritikat duke thënë taksapaguesit francezë nuk bënë asnjë shpenzim për pushimin e tij në një jaht luksoz, që i takon një miku të tij miliarder.

XS
SM
MD
LG