Lidhje

Nënpresidenti Çejni diskuton përparimin me zyrtarët irakianë


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney tha se udhëheqësit irakianë shprehën një urgjencë më të madhe në arritjen e objektivave ekonomike, politike dhe të sigurisë. Ai i bëri komentet pas bisedimeve që pati sot me Kryeministrin Nouri al-Maliki dhe zyrtarë të tjerë irakianë dhe amerikanë gjatë një vizite të panjoftuar në Bagdat.

Një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën e Gjelbër super të fortifikuar gjatë vizitës, por një zëdhënëse tha se kjo nuk i pengoi takimet e nënpresidentit Çejni. Ndërkohë, sot autoritetet irakiane thanë se të paktën 14 persona u vranë dhe më shumë se 70 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Irbil, kryeqytet i rajonit kurd të Irakut.

Shpërthimi dëmtoi ndërtesën e ministrisë së brendëshme kurde. Pranë Kirkukut, persona të armatosur vranë katër gazetarë irakianë. Nderkohe, ushtria amerikane tha se anetarë të familjeve do të lejohen të vizitojnë pesë iranianët e ndaluar në Irak në fillim të këtij viti. Irani i mohon akuzat amerikane se personat në fjalë mbështesnin ekstremistët në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG