Lidhje

Presidenti Bush takohet këtë muaj në Teksas me shefin e NATO-s


Presidenti Bush dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hup Shefer do të takohen në Teksas këtë muaj për të diskutuar mbi rolin që mund të luajë aleanca ushtarake për paqen dhe sigurinë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se zoti Bush dhe zoti De Hup Shefer do të zhvillojnë një takim dy ditor duke filluar nga 21 maj në Teksas. Në njoftim thuhet se diskutimet do të përfshijnë operacionet e NATO-s në Afganistan, Kosovën dhe përhapjen e lirisë dhe sigurisë në Evropë.

Dy udhëheqësit po ashtu do të diskutojnë edhe rreth reformave që duhet të kryejë aleanca për të përballuar sfidat e shekullit të 21. Në deklaratë përshëndetet roli udhëheqës i Sekretarit të Përgjithshëm dhe vizioni i tij për forcimin e aleancës. //ze//

XS
SM
MD
LG