Lidhje

Bërns: Rezoluta për Kosovën do të votohet brenda këtij muaji


Ambasadori rus, Vitaly Churkin tha sot se midis planit amerikano-evropian dhe atij të paraqitur nga Rusia për statusin e Kosovës ka elementë të papajtueshëm. Ambasadori rus i bëri këto komente sot, ndërsa Këshilli i Sigurimit zhvilloi një seancë tjetër konsultimesh për statusin e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe vende kryesore evropiane paraqitën para disa ditësh pikat kryesore të një rezolute të re për Kosovën, që shpreh mbështetje të fortë për planin Ahtisari. Rusia ka paraqitur një plan alternativ për Kosovën, që kërkon bisedime të mëtejshme. Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Burns tha dje në Berlin se rezoluta e re mund të votohet këtë muaj.

Shtetet e Bashkuara, tha zoti Burns, në bashkëpunim të ngushtë me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë dhe vende të tjera, do ta paraqesin rezolutën brenda disa ditesh. Ne shpresojmë që rezoluta të hidhet në votë këtë muaj dhe të çojë në pavarësinë e Kosovës, tha zoti Burns.

Zyrtari i lartë amerikan, tha se ai beson se shumica e vendeve në Këshillin e Sigurimit e mbështet rezolutën e re. Zoti Burns, tha se rezoluta e re nuk do të shpallë pavarësinë, por do të eliminojë pengesat ligjore që përmban 12-44-a, për statusin e Kosovës. Pas rezolutës së re, tha zoti Burns, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Zoti Burns theksoi se Shtetet e Bashkaura po vazhdojnë të punojnë me Rusinë dhe se e mirepresin propozimin rus për të parashikuar caktimin e një të dërguari të pavarur për çështjen e pakicave dhe krhimin e personave të zhvendosur. //rd//

XS
SM
MD
LG