Lidhje

Aktorja Linsi Lohan reklamon filmin e saj të fundit, Xhorxhia Rull


Aktorja Linsi Lohan po reklamon filmin e saj të fundit Xhorxhia Rull vetëm disa ditë pasi u filmua duke përdorur mesa duket kokainë, më pak se dy muaj pas terapisë së rehabilitimit.

Lohan që thotë se nuk është më përdoruese e drogës, u filmua nga një mik i shqetësuar për të që e shpërndau më pas vidion tek media.

Xhein Fonda që luan gjyshen e Lohan në film ndau shqetësimin e saj për problemet e aktores. Garry Marshal, regjisori i filmit tha se është i shqetësuar për jetën private të saj pasi në punë ajo nuk ka probleme.

Megjithatë gjatë xhirimit të filmit drejtori ekzekutiv i kompanisë Morgan Krik Production i dërgoi një memorandum aktores ku e quante të pasjellshme, të papërgjegjëshme dhe jo profesionale. Në filmin Xhorxhia Rull, Lohan luan Raçël, një adoleshente rebele pa kontroll që detyrohet nga e ëma të kalojë verën me gjyshen e saj. Filmi del të premten në kinematë amerikane. //ze//

XS
SM
MD
LG